VIDEO/ Asllani lë gjurmën e tij në fitoren e Interit, zikaltrit marrin vendin e parë falë portierit

Interi ka marrë tre pikët e radhës në Serie A. Zikaltrit kanë mposhtur sot Fiorentinën me rezultatin minimal 1-0. Vjollcët kaluan të parët në avantazh që në minutat e hershme të ndeshjes, por Nzola ishte dukshëm në pozicion jashtë loje dhe goli u cilësua si i parregullt. Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 14 Lautaro Martinezi e dërgoi topin në rrjetë.

Një gol që mban edhe meritën e Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar lë gjurmë në fitoren e Interit, teksa nga këmba e tij erdhi asisti i përsosur për Martinezin. Fiorentina pati mundësinë e artë në minutën e 75 për të ndryshuar fatin e takimit, por Zomeri priti me sukses penalltinë e gjuajtur nga Nikolas Gonzalezi. Ndeshja përfundoi me shifrat 0-1 dhe Interi rimori vendin e parë në Serie A, ku udhëheq me një pikë më tepër se sa Juventusi i vendit të dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online