VIDEO/ Asllani i bën të gjitha në debutim! Hyn nga stoli, “gatuan” golin e përmbysjes dhe largohet me karton të kuq brenda 6 minutave

Kristjan Asllani ka debutuar mbrëmjen e sotme me fanellën e Beshiktashit në sfidën kundër Koniasporit. Një debutim ku mesfushori shqiptar provoi pak nga të gjitha. Lojtari 23-vjeçar  hyri në fushën e lojës në minutën e 76, ndërsa vetëm një minutë më vonë “gatoi” golin e përmbysjes.

Harkimi i tij ne zonë solli një devijim të lehtë të portierit, i cili shmangu një gol thuajse të sigurt nga sulmuesi i Beshiktashit. Por topi përfundoi në këmbët e Këkçysë, që nga ana tjetër e ndali topin në rrjetë dhe fiksoi shifrat në 2-1. Por, vetëm 6 minuta pas hyrjes në fushë u detyrua të dilte përsëri jashtë saj. Shkak u bë një ndërhyrje me takë të ngritur nga njërit prej lojtarëve të Koniasporit. Pas rishikimit të pamjeve nga VAR-i, arbitri vendosi t’i tregonte Kristjan Asllanit kartonin e kuq. Kështu, mesfushori shqiptar do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Beshiktashit në kampionat./Sport Ekspres/