Napoli ka fituar në transfertë ndaj Kajlarit në shifrat 0-1, në takimin e vlefshëm për “Seria A”. Gatuzo duket se i ka dhënë zgjidhjen situatës së vështirë, ndërsa afrohet edhe më tepër me Europën. Elseid Hysaj ka luajtur nga minuta e parë si titullarë, ndërsa i është quajtur asisti te goli i vetëm.
Por gjithçka në atë realizim e ka bërë Mertens, që me një goditje si në “Play Station”, e ka dërguar topin në rrjetë. Kjo do të vendoste edhe fatin e ndeshjes, që përfundoi në këtë rezultat. Megjithatë Gatuso vendosi që ta hiqte Hysajn në minutën e 80 për t’i lënë vendin Mario Ruit. /Sport Ekspres/
Ciro Mertens, take a bow guagliò pic.twitter.com/52E3g0YAYC
— Napoli Club Toronto (@Napoli_Toronto) February 16, 2020