“Thrilleri” në Greqi me fundin e Emiliano Bullarit, sulmuesi i Shqipërisë i bëri të gjitha te Olimpiakosi

0

Emiliano Bullari ka qenë heroi i ekipit të tij në “thrillerin” e ndeshjes së sotme. Olimpiakos U-19 ka marrë një fitore 4-2 në minutat e fundit kundër Panionios dhe meritë këtu ka pikërisht sulmuesi shqiptar. Ky i fundit ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë.

Fillimisht do të shënonte në minutën e 89 të takimit për të kaluar të tijët në avatazh, teksa rezultati fillimisht ishte në 2-2. Por Bullari nuk do të mjaftohej me kaq, pasi vetëm 3 minuta më vonë shënon edhe golin e dytë personal dhe të 4-tin për klubin e tij. Gjithashtu në statistikat e tij për këtë takim, Emiliano Bullari regjistroi edhe një asist, duke e shkruar emrin me gërma të mëdha në këtë ndeshje.

Kjo paraqitje e sotme tregon qartë edhe arsyen përse Greqia ngulmoi shumë për ta bërë pjesë të Kombëtares së vetë, por Bullari do të zgjidhte rrënjët e tij, duke iu bashkuar kështu kuqezinjve. Madje ishte i pari lojtar shqiptar që arrinte të merrte ftesën e Shpresave të Shqipërisë në moshën 17-vjeçare./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.