Këtë vit pushimet e dimrit kanë qenë të shkurtra për futbollistët, të cilët kanë zbritur sërish në fushën e lojës. Bundesliga ka nisur me një magji ditën e sotme, që vjen nga përballja mes Eintraktit të Frankfurtit dhe Bajer Leverkusenit. Kur kronometri shënonte minutën e 9 të takimit, Virtc dhuron një asist fantastik për Nadiem Amirin. Ky i fundit e merr në mënyrë perfekte topin dhe pas nje rrotullimi në zonë me thembër e kalon sferën mes këmbëve të portierit kundërshtar, për ta ndalur më pas në rrjetë.
Leverkuseni kalon kështu përkohësisht në avantazh, megjithëse ky gol për kornizë nuk i vlen për të dalë me 3 pikë pas vërshëllimës së trefishtë yë gjyqtarit. Eintrakti i Frankfurtit barazon shifrat në minutën e 22-të të takimit, ndërsa në pjesën e dytë përmbys gjithçka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Football is an Art. What a beauty@bayer04_en
Video courtesy @Bundesliga_EN pic.twitter.com/Bh37KOLvOB— Ramah Zani (@RamahZani) January 2, 2021