Shkurtoi dhe rrogën për ta sjellë në Napoli, Gatuzo “tërbohet” me talentin nigerian dhe bën gati gjobën

Me lajme jo të mira ka nisur ky vit për Napolin. Sulmuesi nigerian Osimhen është rikthyer nga vendlindja e tij, por i infektuar me Covid-19. Talenti 22-vjeçar ka shpërthyer në festë për ditëlindjen e tij, ku gjendeshin dhjetra të ftuar dhe nuk respektoheshin masat mbrojtëse nga pandemia. Këngë, kërcime, para që fluturonin në ajër dhe pa maska. Kjo ishte pamja që vinte nga festa e Osimhen, që tashmë është mbuluar me kritika.

Veprimi i nigerianit ka ndezur edhe tërbimin e Xhenaro Gatuzos, i cili siç ka raportuar “La Gazzetta dello Sport” i ka përcjellë zemërimin e tij përmes telefonit. Një mërzitje tërësisht e justifikuar kjo e trajnerit italian, i cili kërkoi me ngulm ta kishte lojtarin nën urdhërat e tij, madje edhe duke shprehur gatishmërinë për të hequr dorë nga një pjesë e rrogës së tij. De Laurentis ia plotësoi dëshirën dhe shpenzoi shumën më të lartë në historinë e klubit për ta veshur me fanellën e kaltër, por deri më tani nuk ka marrë mbrapsht investimin e bërë. Një dëmtim në shpatull e la jashtë për një kohë të gjatë dhe në momentin kur klubi shpresonte ta kishte sërish në dospozicion, Osimhen vendos të thyejë rregullat e pandemisë dhe infektohet me Covid-19, duke qendruar për 14 në izolim. Durimi i Gatuzos është sosur dhe 22-vjeçarin e pret një gjobë e majme nga klubi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online