VIDEO/ Asgjë e re! Tirana mund edhe Laçin falë Ngosë, formula e Egbosë pushton Superioren

Tirana e ka kthyer në një zakon tashmë fitoren që nga periudha kur Egbo është ulur në stolin e bardhebluve. Ky i fundit është treguar i pamëshirshëm në Superiore këtë sezon, duke vazhduar serinë e fitoreve. Tre pikët e sotme erdhën falë atij goli të shënuar nga sulmuesi Ngo në minutën e 73-të të takimit.

Gabimi në dalje i Stazhillës i ka kushtuar shumë Laçit, që është bërë kështu preja e radhës e Tiranës. Loja e mirë e zhvilluar në pjesën e parë të ndeshjes nuk i ka hyrë në punë kurbinasve, pasi filozofia e Egbo ishte më e fortë. “Ruajmë rrjetën e paprekur dhe mundësitë do të vijnë në fund”, ky është futbolli që trajneri nigerian ka zbatuar te Tirana, e deri më tani po rezulton një sukses i vërtetë./Sport Ekspres/

 

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kobina, Torasa, Ismajlgeci, Ngo.

Laçi: Stazhila, Fangaj, Ignjatovic, Selmani, Turkaj, Shehu, Lushkja, Deliu, Xhixha, Greca, Jomba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online