Mançester Siti është duke luajtur në një ligë i vetëm, pasi duket se në kampionatin anglez nuk kanë asnjë rival. Teksa eksperienca e tepërt e Karlo Ançelotit dhe cilësia e lojtarëve të Evertonit, dukej se do të pengonin fitoren e “qytetarëve”, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ekipi i Guardiolës fitoi me rezultatin 1-3, duke e thelluar diferencën me vendin e dytë në 10 pikë.
Mesfushori i Sitit, Foden hapi sfidën në minutën e 32-të, por vetëm 5 minuta më vonë Richarlison do të barazonte gjithçka në 1-1. Në pjesën e dytë, djemtë e Guardiolës tregojnë edhe njëherë mentalitetin e kampionit, duke marë kontrollin e lojës totalisht. Mahrez në të 63-tën dhe Bernardo Silva në të 77-tën, gjunjëzuan Evertonin, që u detyrua të pranonte humbjen.
Siti vazhdon serinë e fitoreve në kampionat, teksa ka shenjuar ditën e sotme triumfin e 17-të radhazi. Përveçse fitoreve të njëpasnjëshme, kjo skuadër dhuron spektakël në fushën e lojës, çka rrit dhe më shumë shpresën e tifozëve për fitimin e Uefa Champions League./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
?? L'éclair de Ryad Mahrez face à Everton ce soir !
Quel but incroyable ?https://t.co/N3IcBC7yjS
— S/O (@SoCulture7) February 17, 2021