Marash Kumbulla e mbylli ndeshjen përpara kohe mbrëmjen e sotme. Mbrojtësi i Romës u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të pjesës së parë. Kamerat kapën 23-vjeçarin duke goditur me shkelm Berardin dhe duke i bërtitur këtij të fundit. Pas rishikimit të pamjeve me VAR, gjyqtari i ka treguar Kumbullës kartonin e kuq dhe ka drejtuar gishtin nga pika e bardhë e penalltisë.
Por, pas përfundimit të sfidës, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë edhe imazhet që shpjegojnë arsyen përse lojtarin e verdhekuqve e lanë nervat dhe u detyrua të dilte jashtë normave sportive. Në pamjet e publikuara shihet se Berardi ka goditur fillimisht kumbullën në pjesën intime, çka ka sjellë edhe acarimin e mbrojtësit shqiptar që më pas ka reaguar në mënyrë agresive./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Poi parleremo di tutto. Dei (tanti) nostri errori. Di cosa potevamo noi fare meglio.
Ma chiedo a @DAZN_IT l’onestà di ammettere che le immagini trasmesse al Var hanno tratto in inganno Fabbri nella decisione che sarebbe dovuta essere rosso per Kumbulla e Berardi e niente rigore. pic.twitter.com/B0XLsniINV— Suor Bakken (@erpitoneasr) March 12, 2023