VIDEO/ Arsenali ndjen t’i ikë titulli nga duart, shënon dy gola në limite ndaj vendit të fundit për të marrë një pikë

Arsenali po zhgënjen në javët e fundit në Premier League. “Topçinjtë“ kanë hedhur një tjetër hap fals mbrëmjen e sotme dhe ndjejnë se titullu po i ikën nga duart, teksa Manchester City është vetëm 5 pikë larg dhe me 2 ndeshje më tepër për të zhvilluar. Southamptoni befasoi Arsenalin që në minutën e parë të ndeshjes, kur Alcaraz e ndali topin në rrjetë. Më pas, në minutën e 14 ishte Ëalcott ai që dyfishoi shifrat. Martinelli ngushtoi shifrat 6 minuta më vonë, ndërsa Caleta-Car i dërgoi shifrat në 1-3 në minutën e 66.

Por Arsenali gjen forcën për të dalë me pikë nga kjo përballje. Odegaard shënon në minutën e 88, ndërsa 3 minuta më vonë tund rrjetën edhe Bukayo Saka. Ndeshja përfundon me shifrat 3-3 dhe “topçinjtë” arrijnë të marrin vetëm një pikë kundër skuadrës që renditet në vendin e fundit të Premier League-s. Ndeshja e radhës është ajo kundër Manchester City-t, ku me shumë mundësi do të vendoset edhe fati i titullit kampion për këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online