VIDEO/ Armando Sadiku shpëton ekipin nga humbja, dopieta e tij mban ekipin tre pikë larg kreut

Armando Sadiku është rikthyer te goli. Sulmuesi shqiptar ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës ditën e sotme. Lojtari nga Elbasani është arsyeja që Mohun Bagani ka arritur të marrë një pikë përballë Odisha-s. Jaouh shënoi dy herë gjatë pjesës së parë (31’ p., 45’+3’) për Odisha-n, duke e dërguar skuadrën me avantazhin 0-2 në dhomën e zhveshjes.

Në pjesën e dytë të takimit Mohun Bagani reagoi me anë të Armando Sadikut. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 58, ndërsa në minutën e 4-t të kohës shtesë shënoi edhe golin e barazimit. Përballja përfundoi me shifrat 2-2 dhe Mohun Bagani ruajti kështu vendin e tretë në renditje. Skaudra indiane është vetëm tre pikë larg kreut të renditjes. Theksojmë se me dopietën e sotme, Sadiku shkon në kuotën e 3 golave në kampionatin Indian të futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *