VIDEO/ Armando Broja tregon klas në stërvitje, i shkel syrin trajnerit për formacionin

Armando Broja e ka lënë oas krahëve dëmtimin. Sulmuesi shqiptar mungon në listën e Kombëtares, por po stërvitet te Evertoni, duke shfrytëzuar periudhën e pushimit të Kombëtareve për të fituar formën e tij të plotë. Lojtari 23-vjeçar ka nisur tashmë të stërvitet me grupin, duke rënë sërish në kontakt me topin pas një periudhe të gjatë riaftësimi.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihet qartë cilësia e Armando Brojës. Dëmtimi nuk ia ka zbehur aspak klasin, të cilin e ka shfaqur në seancën stërvitore. Lojtari kuqezi i shkel syrin trajnerit të Evertonit për një vend titullari në momentin e rikthimit të ndeshjeve në rang klubesh./Sport Ekspres/