Armando Broja po kthehet si në kohën e Southampton. Sulmuesi shqiptar po arrin nivelet e tij më të larta dhe në ndeshjen e fundit të Everton luajti si titullar për herë të parë kundër Notingham Forest pas thuajse një viti dhe qëndroi në fushë për 75 minuta. Më parë Broja kishte shkëlqyer në tre ndeshje radhazi pasi kishte hyrë nga stoli duke bërë diferencën kundër Arsenalit, Man City dhe duke dhënë sadopak sinjale të mira kundër Ëolves në ato pak minuta.
Trajneri zgjodhi që të hiqte të preferuarin e tij Calëert Leëin që numëron 12 ndeshje pa shënuar gol dhe aktivizoi Brojën. Në pjesën e parë sulmuesi shqiptar u shfaq në nivel të lartë, por ishte shumë larg portës dhe kjo e vendosi në qendrën e kritikave edhe për shkak të pritshmëritë së lartë që ishte për të, kryesisht pas super ndeshjes që bëri me Manchester City-n.
Ajo që u vu re ishte skema e keqe e Evertonit dhe mungesa e lojtarëve me ide për të furnizuar sulmuesin, që shpjegon edhe mungesën e golave për Calëert Leëin. Asnjë depërtim nga qëndra, e vetmja mënyrë sesi Evertoni ishin krosimet e tentuara nga krahët që përfundonin rrallëherë në zonë. Broja e kërkonte shpeshherë topin duke lënë zonën e sulmit për të qenë me shpinë nga porta dhe e gjitha puna e tij u zhvlerësua sepse sulmuesi matet me rrezikshmëri në portën kundërshtare dhe këtë herë ajo mungoi, vetëm një tentativë e bërë në minutën e 44, ku Broja e mori topin i vetëm dhe më pas goditi në portë.
Gjithashtu ajo që u vu re ishin në ato pak momente kur Evertoni dilte në aksion të rrezikshëm para portës kundërshtare, mungonte shërbimi për Brojën. Madje në minutën e fundit të pjesës së parë, Broja u shtri në tokë pas një përplasje me kundërshtarin dhe dëmtimi i tij u duk serioz në pamje të parë.
Por askush nga lojtarët e Evertonit nuk e nxori topin jashtë. Pavarësisht se topi u rikthye edhe njëherë në mbrojtje dhe po vazhdonte qarkullimin, me Brojën që po vazhdonte i shtrirë, u vazhdua edhe tentativa e fundit drejt portës. Për më tepër ishte mbrojtësi i Serbisë që luan te Notingham Forest, Milenkovic, që ngriti duart dhe nuk po e kuptonte veprimin e lojtarëve të Evertonit pasi Broja po ndiente dhimbje dhe topi duhej të dilte jashtë.
Megjithatë i vetmi justifikim në këtë rast ishte minuta e fundit e shtesës në pjesën e parë, ndërsa në fund Broja u ngrit dhe për fat dëmtimi nuk ishte serioz. Ndërkohë pas ndeshjes tifozët e Everton ka qenë në një mëdyshje sa i përket performancës së Brojës pasi vënë re një cilësi të jashtëzakonshme në driblimin dhe shpejtësinë e tij, por nuk morën mjaftueshëm sinjale të mira kundër Notingham Forest sa i përket nuhatjes së portës dhe rrezikshmërisë për të goditur kundërshtarin.
Një dyshim i lidhur edhe me mungesën e golave të Brojës në sezonet e fundit, e ndikuar edhe nga dëmtimet e shpeshta. Megjithatë një fakt vërtet interesant është se në dy sezonet që Armando ka shënuar më shumë gola, 10 gola në kampionat te Viteshe dhe 6 gola në Premier League te Southampton, pa përfshirë ndeshjet e Kupës, të dyja ekipet kanë luajtur me dy sulmuesë në skemën e tyre. Pra Broja shpërthen më shumë dhe e gjen golin kur ka një skemë me dy sulmuesë dhe ka më më shumë hapësirë, ndërsa rezulton më pak vendimtar në momentin që ekipi i tij luan me një sulmues. Një tjetër diskutim i ngritur nga tifozët e Everton është nëse Armando Broja duhet të luajë si sulmues pykë apo duhet të përdoret si numër “10” ose sulmues krahu pasi nuk duan të humbin cilësitë e tij në driblim, por njëkohësisht kërkojnë më shumë rrezikshmëri në portën kundërshtare si një sulmues pykë. /Sport Ekspres/