Chelsea ka siguruar fitoren në “Boxing Day“. Blutë e Londrës kanë mposhtur Crystal Palace-n me rezultatin 2-1. Skuadra e Pochettino-s e gjeti shpejt rrugën e rrjetës. Mudryk e dërgoi topin pas shpinës së portierit kundërshtar në minutën e 13 të takimit, duke i dhënë epërsinë Chelsea-t. Por në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Olise barazoi sërish rezultatin. Chelsea-t i është dashur të presë deri në minutën e 89 për të marrë tre pikët.
Pas rishikimit të pamjeve në monitorin e VAR-it, arbitri akordon një 11 metërsh në favor të Maduekes. Ky i fundit mori përsipër të ekzekutonte penalltinë dhe arriti ta dërgonte topin në rrjetë. Minuta në këtë sfidë ka pasur edhe për Armando Brojën, i cili u aktivizua në minutën e 71-të. Sulmuesi shqiptar dha shkëndija pozitive përgjatë takimit, ndërsa në minutën e 83-të i shkoi fare pranë golit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Video edited on Kapwing