Armando Broja ka treguar edhe njëherë tjetër se di të jetë një nuhatës i mirë i golit. Talenti shqiptar është treguar i pagabueshëm në zonën e rreptësisë, teksa pasi është shërbyer nga Openda e ka ndalur topin në rrjetë. Lojtarët e Viteshes kanë shpërthyer të gjithë në festë, por që fatkeqësisht do të zgjaste pak.
Detaji i kapur nga VAR-i bën që rezultati ndaj Ekselsior të qedrojë sërish në 0-0. Viteshe kishte të drejtën e ekzekutimit të një goditjeje dënimi në gjysmëfushën e saj dhe njëri prej futbollistëve verdhezi zgjedh ta ekzekutojë me shpejtësi, duke nisur kështu askionin e golit. Por topi ishte ende në lëvizje në atë moment, duke bërë që gjyqtari të prishë festën e Armando Brojës duke anuluar golin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Broja 0-1 #excvit pic.twitter.com/bP7TYyAsU6
— NielsDigital (@nielsdigitl) February 9, 2021