Problemi i vetëm te Chelsea në këtë sezon është gjetja e golit. Kjo skuadër krijon lojë të bukur dhe në shumicën e rasteve arrin të dominojë bindshëm rivalët, por nuk e shpreh gjithë punën e bërë në rezultat.
Mungesa e golit është evidente dhe për këtë arsye te londinezët janë me sytë nga sulmi. Armando Broja nuk po kalon një kohë të mirë në ndeshjet zyrtare, dëmtimi e ka penalizuar jo pak sulmuesin shqiptar.
Për këtë arsye po shihet mundësia për huazimin ose shitjen e tij. Megjithatë në ditën e djeshme, te Chelsea kanë organizuar një sfidë ku të gjithë lojtarët duhej të godisnin në portë. Lojtari i cili do të nxirrte topin jashtë ose goditja që do të pritej nga portieri, do ta eliminonte dhe kështu do të vazhdonin lojën futbollistët e tjerë.
Në fund rezultoi si fitues i kësaj sfide Armando Broja. Futbollisti i Kombëtares nuk gaboi në asnjë goditje, duke shënuar gol në çdo tentativë të tij. Gjithashtu Broja është parë në humor të mirë, teksa në shumë raste eliminimesh të shokëve të tij ka kërcyer duke sjellë nota humori në stërvitje. /Sport Ekspres/
Last Man Standing Shooting Challenge at Cobham.
Winner was Armando Broja, makes sense as his natural ball striking is one of the Best in the Chelsea Squad.
Potential is there for Broja.
But we need to start seeing these training vibes turn into results on the pitch. pic.twitter.com/H7dUc1itm1
— AzM (@CFCAzM) January 23, 2024