VIDEO/ Armando Broja do të kalojë edhe testin “famëkeq” të Gaconit, Pochetino e nis te Chelsea me regjim brutal për fizikun e lojtarëve

Futbolli në Angli ka qenë gjithmonë një mollë e ndaluar për lojtarët e Shqipërisë. Bëhet fjalë për kampionatin më të fortë në botë dhe intensiteti në stërvitje atje, është thuajse i barasvlershëm me një ndeshje të mirëfilltë në vendet e tjera.

Veçanërisht te Chelsea i ri i Pochetino, që duket se e ka nisur me marsh të pestë. Ky teknik po planifikon një regjim brutal të fitnesit për dy javë në Cobham, bazën stërvitore. Më pas londinezët do të niset për turneun para sezonit të ri, atje ku do të luajnë edhe disa miqësore.

Prova më sfilitëse për lojtarët e Chelsea, të cilën duhet ta kalojë edhe Armando Broja, është testi i Gaconit që cilësohet jo më kot si “famëkeq”. Lojtarët atje humbasin shumë energji, ndërsa një ilustrim të këtij testi mund ta shihni edhe në videon më poshtë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *