VIDEO/ Arlind Ajeti mahnit rumunët, mbrojtësi shqiptar shënon një gol që do e kishin zili edhe sulmuesit më të mirë

CFR Kluzhi ka marrë një barazim falë Arlind Ajetit kundër Farul Konstantës mbrëmjen e sotme. Mbrojtësi shqiptar barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 82-të të takimit me një gol spektakolar. Futbollisti i Kombëtares kuqezi shfrytëzoi një top të mbetur në zonën kundërshtare pas një goditjeje nga këndi dhe me të djathtën e tij e ndal në trekëndësh.

Ajeti mahniti rumunët me një gol që do ta kishin zili edhe sulmuesit më të mirë në Europë. Me këtë barazim, CFR Kluzhi shkon në kuotën e 50 pikëve, një më pak se Rapidi i Bukureshtit në vendin e dytë dhe 11 më pak se Steaua e Bukureshtit të vendit të parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

GOOOOOL! Ajeti scores vs Farul Constanta!
byu/Football_24_7 insoccer

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online