Arbnor Muçolli ka nisur një përvojë të re në karrierën e tij. Mesfushori shqiptar i dha fund bashkëpunimit me Vejlen dhe tani mban veshur fanellën e Goteborgut në Suedi. Lojtari 23-vjeçar ka ndihmuar ekipin e tij ditën e sotme të dalë me pikë nga përballja me Elfsborgun kryesues.
Muçolli këmbëngul për të mbajtur në zotërim topin në minutën e 29, kur më pas jep edhe asistin për Carlen-in, i cili tund rrjetën për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm Goteborgut. Vendasit reagojnë menjëherë në pjesën e dytë, teksa në minutë ne 46 i dërgojnë shifrat në 1-1. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? 0 fucking 1: ADAM CARLÉN! #ifkgbg pic.twitter.com/pkHQ7Y5jyN
— BaraBen.com (@barabenpaglenn) July 16, 2023