VIDEO/ Arbitri nuk e mori mundimin as të kërkonte ndihmën e VAR-it, ndërhyrja e Van Dijk-ut kundër Nkunkut ngre dyshimet për penallti

Liverpool-i ka mposhtur me goleadë 4-1 Chelsea-n. Nuk kanë munguar polemikat as në këtë përballje. Në minutën e 73-të, kur rezultati ishte 3-1 në favor të “të kuqve” Nkunku u rrëzua në zonë dhe kërkoi penallti. Arbitri ishte i prerë në vendimin e tij, duke e konsideruar ndërhyrjen të pastër dhe duke lejuar lojën të luhej. Por pamjet e përsëritura ngrenë dyshime të forta për 11 metërsh.

Në video shihet se Van Dijk-u goditi drejt e në këmbë sulmuesin e Chelsea-t, duke shaktuar rrëzimin e tij në zonë. Pochettino protestoi për rastin në fjalë, por gjyqtari ishte i bindur në vendimin e tij. Madje nuk u pa e nevojshme as ndërhyrja e VAR-it. Vlen të përmendet fakti se një penallti e mundshme, mund të sillte një rrjedhë tjetër në rezultatin përfundimtar të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online