VIDEO/ Arbitri lejon golin “e parregullt” kundër Lacios, Igli Tare zbret vetë në fushën e blertë

Lacio është duke luajtur ndaj Venecias në transfertë, për ndeshjen e fundit të këtij viti kalendarit. Kryeqytetasit kërkojnë që të rikthehen te rezultatet positive dhe në minutën e dytë, Pedro hapi serinë e golave.

Në minutën e 30 do të barazohej rezultati nga Venecia. Por në nisje të aksioni ishte një faull i padhënë nga kryesori Mareska, që irritoi Lacion. Përsëritja e pamjeve tregojnë qartësisht gabimin e arbitrit që ishte fare pranë atij rasti dhe për këtë arsye nuk është kërkuar as VAR.

Nga ana tjetër Igli Tare ka zbritur vetë në fushën e blertë. Drejtori sportiv i Lacios ka pritur Mareskën para dhomave të zhveshjes duke i thënë disa fjalë, për të shprehur gjithë irritimin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *