VIDEO/ Arbitri i vetëm në historinë e futbollit që ngriti në këmbë të gjithë stadiumin me duartrokitje, ra në tokë pasi iu përplas topi në fytyrë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Sëindon dhe Grimsby në League Tëo në Angli. Arbitri i quajtur Purkiss, ka pësuar një incident në fushën e lojës. Kur ishte minuta e 10 e takimit, mbrojtësi i vendasve e goditi topin fort për të pastruar zonën.

Por topi goditi fytyrën e arbitrit që përfundoi i shtrirë në tokë. Lojtarët e dy ekipeve shkuan për ta ndihmuar, ndërsa mjekët vendosën që gjyqtari të ndërrohej pasi nuk mund ta vazhdonte dot ndeshjen. Teksa largohej me barelë drejt dhomave të zhveshjes, i gjithë stadiumi është ngritur në këmbë për ta duartrokitur.

Një skenë e bukur me tifozët dhe lojtarët e dy ekipeve që po duartrokisnin arbitrin. “Sapo fola me të, është pak i trullosur. Është në duar të sigurta. I thashë se është i vetmi gjyqtar në historinë e futbollit që ka marrë duartrokitje nga të gjithë tifozët në stadium”, u shpreh gazetari Chriss Hull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online