PAOK-u u kualifikua në turin tjetër të Champions League, pra në fazën e fundit përpara grupeve, playoff, teksa eliminoi sonte Spartak Moskën, ku protagonisti i ndeshjes ishte arbitri kryesor Buket, nga Franca. Një episod që vendosi sfidën (u mbyll 0-0 dhe në kuadër të fitores në Selanik një javë më parë, 3-2, grekët) në Moskë, ku Spartaku nuk arriti të shënonte të paktën 1 gol.
https://www.youtube.com/watch?v=8tv3ovOPKLw
Ishte Luiz Adriano ai që u nxorr me të kuq për një bërryl, që në të vërtetë ishte prekje e lehtë brenda zonës së rreptësisë ndaj futbollistit të PAOK-ut, që bëri një skenë. Polemika pa fund, por në fund një dëm i madh për Spartakun, që tani do të duhet të luajë playoff e Europa League.