VIDEO/ Arbitri e degjeneron si te Argjentinë-Holandë! Lahoz jep 15 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq te Barcelona-Espanyol, di vetëm të prishi ndeshje

Barcelona ishte favorit kryesor në ndeshjen ndaj Espanyol, por në fund miqtë shkojnë të lumtur në shtëpi sepse morën një pikë shumë të rëndësishme në atë barazim 1-1. Ajo që duhet theksuar është sërish gjykimi i tmerrshëm i Lahozit, i cili prishi ndeshjen mes Argjentinës dhe Holandës në Botëror dhe të njëjtën gjë bëri edhe sot.

Lahoz shpërndau kartona pafundësisht, teksa dha gjithsej pesëmbëdhjetë kartonë të verdhë dhe dy të kuq, madje edhe një penallti. Penalltia që akordoi ishte për miqtë në minutën e 73-të. Pas një kontakti të lehtë, Lahoz ka treguar pikën e bardhë. Në minutën e 78-të, pas kartonit të dytë të verdhë, Lahoz vendosi të përjashtonte futbollistin e Barcelonës, Jordi Alba, por ky ishte vetëm fillimi i shfaqjes të tij.

Dy minuta më vonë edhe dy kartonë të kuq për miqtë. Vinicius Souza mori ndëshkimin e parë ekstrem, i ndjekur nga Leandro Cabrera disa sekonda më vonë. Megjithatë, pas një konsultimi të gjatë me VAR-in, Cabrera-s iu anulua kartoni i kuq dhe u rikthye në lojë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online