VIDEO/ Anglia i kthen kusurin Greqisë, “tre luanët” kafshojnë grekët në Athinë

Anglia nuk ka lënë më vend për befasi. Pas humbjes 1-2 në “Uembli”, ishullorët i kanë kthyer kusurin grekëve në Athinë. “Tre luanët” kanë “kafshuar” helenët, duke i mposhtur me shifrat 0-3. Anglezët kaluan shumë herët në epërsi. Oli Uatkinsini ngriti sipërin e golave që në minutën e 7 të takimi.

Rezultati qendroi i pandryshuar deri në minutën e 77, atëherë kur Vlakodhimosi e dërgoi topin në portën e tij. Ndërkohë, 6 minuta më vonë ishte Xhonsi ai që vulosi përfundimisht shifrat në 0-3. Me këtë fitore, Anglia ka marrë vendin e parë të renditjes në grupin B2 të Ligës së Kombeve./Sport Ekspres/