VIDEO/ Ançeloti vë duart në kokë dhe nuk i beson syve, penalltia kundër Realit hap debate

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Pjesa e parë e derbit të Madridit është mbyllur me rezultatin 0-1 në favor të Atletikos. Ndeshja deri më tani po vendoset nga një episod i dyshimtë. Ndërhyrja e Çuamenit në zonë në minutën e 33-të rezultoi në një penallti për bardhekuqtë.

Arbitri shkoi ta shihte nga afër rastin në monitorin e VAR-it, ndërsa Ançeloti ka vendosur duart në kokë dhe nuk mundte ta besonte veprimin e gjyqtarit. Një rast që ka hapur debate të forta në rrjet, me tifozët e Realit që ndihen të vjedhur./Sport Ekspres/