Rei Manaj ka shënuar tre gola radhazi në Turqi nga goditja e dënimit. Mënyra e ekzekutimi është po e njëjta. Tashmë sulmuesi shqiptar është kuptuar nga portierët kundërshtarë se çfarë dëshiron të bëjë, por sërish nuk po ndalet dot.
Kjo është vënë re nga portieri i Alanyaspor. Pak para se Manaj të godiste, portieri ka bërë disa lëvizje për t’u siguruar në qendrën e tij, duke e ditur se topi i goditur nga Manaj nuk do të kalonte kurrsesi mbi murin.
Por pavarësisht se e kuptoi saktë idenë, kjo nuk i solli shumë përfitim. Gjuajta e fuqishme e Manajt, me topin që shkon me 135 km/orë, e zhvlerëson qëndrimin dhe intuitën e portierit, që nuk mund të reagojë dot në momente të tilla. Kjo është tema që u fol gjithashtu në emisionin Koha Shtesë. (Për të ndjekur emisionin e plotë, shihni videon më poshtë) /Sport Ekspres/