Vllaznia-Bylis 1-1 Alivoda 86’/ Kaçorri 74′
Në ditën e sotme është luajtur edhe një tjetër ndeshje e Kupës së Shqipërisë. Vllaznia është përballur ndaj Bylisit, në përballjen e përfunduar me shifrat 1-1, por takimi i parë ishte mbyllur në favor të shkodranëve, 0-2. Në ndeshjen e sotme të kthimit, pjesa e parë do të mbyllej në barazimin pa gola.
Ndërkohë goli i parë erdhi nga miqtë me anë të Kacorrit. Pas një gjuajtje të fortë nga Qardaku nga distanca, topi ngeli në zonë dhe Kacorri e shtyu në rrjetë në minutën e 76. Mes momenteve të panikut ishte Alivoda që dhuroi magji në minutën e 86 duke i dribluar të gjithë për të gjetur më pas rrjetën. Kështu shkodranët arrijnë në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, atje ku do të gjejnë Partizanin. /Sport Ekspres/
Vllaznia: Qarri, Kruja, Shehi, Gurishta, Hakaj, Alivoda, Heriç, Marku, Smajli, Kaina, Hoxhaj.
Bylis: Teqja, Trumçi, Janku, Adili, Zguro, Qoshku, Maçolli, Felipe Soza, T. Doi, Kaçorri, Qardaku.