Liverpuli ka humbur 3-1 ndaj Leiçesterit, duke shënuar humbjen e tretë radhazi në Premier Ligë. Të kuqtë kaluan të parët në avantazh me Salah në minutën e 67-të, por u përmbysën në mënyrë mjaft të furishme nga Leiçesteri, të cilët shënuan 3 gola për 7 minuta. Golat për vendasit u shënuan nga Madison (78′), Vardi (81′) dhe Barnes (85′).
Situata ështe mjaft alarmante për portierin e të kuqve, Alison Beker i cili.pas dy gafave në javën e kaluar ndaj Mançester Sitit, ka gabuar totalisht në golin e dytë të shënuar nga Xhejmi Vardi. Pas një krosimi drejt mbrojtjes së Liverpulit, Alison ka dalë nga porta dhe tentoi ta largojë topin me “stile të arteve marciale”, por i dhuroi topin Vardit i cili nuk mund ta humbte këtë mundësi.
Anglezi e ka festuar golin në mënyrë mjaft interesante, duke përdorur flamurin e Leiçesterit si violinë. Teksa dikur cilësohej si një nga portierët më të mirë në botë, tashmë tifozët e Liverpulit po e krahasojnë brazilianin me Kariusin, ish portierin gafator të skuadrës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Masih baik Vardy gak dorong bolanya pake kepala pic.twitter.com/ychbs6Wr6y
— Extra Time Indonesia (@idextratime) February 13, 2021