“Janë deklaratat e të riut që ndihet i mashtruar”, legjenda e Lacios këshillon Strakoshën: Nëse do…

Legjenda e Lacios, Marco Balota, ka vlerësuar gjithmonë portierin Thomas Strakosha. Në këtë momente kur gardiani kuqezi është duke shfaqur vështirësi nuk mungojnë edhe këshillat. Në intervistën e dhënë për mediat italiane teksa tregon arsyen se përse Inzagi po beson te Reina, Balota i ka sygjeruar Strakoshës që të luftojë për t’u rikthyer sërish si titullar në ekipin italian.

“Lacio gjeti te Reina atë që Strakosha nuk mund të jepte. Reina ka përvojë për të dhënë, Strakoshës i mungon karakteri për t’i dhënë siguri mbrojtjes. Isha duke pritur kapërcimin në cilësi prej ti, është përmirësuar, por nuk bëri kërcimin që prisja. Me Reinën është gjendur qendrueshmëria dhe ka më shumë garanci, është si një mësuar. Nuk e morën rastësisht dhe unë thashë që në fillim se do të luante kartat e veta për të qenë titullar. Tani është e vështirë që ta hiqni.

Deklaratat e Strakoshës për Dortmundin? Janë deklarata të një të riu që ndihet si i mashtruar për diçka që mendonte se e kishte të sigurt në duart dhe nuk e ka më, tani fajëson të tjerët, por nuk është faji i askujt. Tani e sheh gjithçka të zezë, këtë e kam kaluar edhe unë në të njëjtën moshë, por duhet të ulësh kokën dhe të punosh. Nuk mendoj se është e drejtë që të largohet, Strakosha mund ta fillojë nga pankina dhe të shfrytëzojë shansin e tij se Reina nuk është i ri. Nëse pret ambiente ku nuk ka presioni, duhet ta kuptoj se ka zgjedhur këtë profesion”, ka thënë Balotta. /Sport Ekspres/

One thought on ““Janë deklaratat e të riut që ndihet i mashtruar”, legjenda e Lacios këshillon Strakoshën: Nëse do…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online