VIDEO/ Albi Doka lë gjurmë në përmbysjen e Goricës, jep asistin që vendos baraspeshën

Albi Doka duket se nuk e ka të vështirë përshtatjen me kampionatin kroat. Megjithëse nuk ka qenë titullar në fushë në dy ndeshjet e para, sërish ka ditur të lërë gjurmët e tij në takim. Në debutim do të shënonte golin e parë pas vetëm 6 minuta nga hyrja në fushë, ndërsa ditën e sotme ka dhënë një asist me tepër vlerë për të gjetur fillimisht barashpeshën.

Doka hyn në lojë në minutën e 69, kur kundërshtarët e Slaven Belupo udhëhiqnin me rezultatin minimal 1-0. Mbrojtësi shqiptar shfrytëzon një top në zonë për të rikthyer rrezikshëm në qendër, ku në minutën e 86-të sulmuesi Mudrinki nuk ka aspak të vështirë të barazojë shifrat. Më pas në minutën e 92 vjen edhe përmbysja nga Gorica, që del me 3 pikët nga stadiumi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *