Tifozët mund të ndjekin falas Tirana-Crvena Zvezda, ndeshjen e komenton… tifozi i ekipit serb

Edhe pse nuk e kanë të mundur të jenë të pranishëm në shkallët e “Air Albania“ në atë që mund të quhet derbi i Ballkanit, tifozët shqiptarë kanë mundësinë ta ndjekin pa pagesë ndeshjen mes Tiranës dhe Crvena Zvezda. Është vetë “Syri.net“ që lajmëron të gjithë se do të transmetojë këtë duel për kualifikueset e Champions League.

Megjithatë ajo që vlen të përmendet është se ndeshja do të jetë nën komentin e atij që ka bërë xhiron e mediave këto ditë për shkak se është një tifoz i vjetër i ekipit serb të Crvena Zvezdës. Zëri i Kosta Grillos do të përcjellë për shqiptarët emocionet e lojës në orën 20:00 të së martës.

Një dëshirë e bërë realitet kjo për Grillon, i cili në një intervistë të dhënë së fundi shprehu hapur pëlqimin e tij për të komentuar këtë takim. Ndërkohë së bashku me të në koment është edhe trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online