VIDEO/ Alban Hoxha shpëton Partizanin nga humbja, goli i Egnatias “hedh kandidaturën” për t’u shpallur goli i sezonit

Partizani dhe Egnatia janë ndarë me një barazim 1-1 mbrëmjen e sotme. Ndeshja e zhvilluar në “Arenën e Demave” prodhoi mjaft raste për të dy ekipet, por në fund u shfrytëzuan vetëm shumë pak prej tyre. Partizani gjeti i pari rrugën e rrjetës në këtë sfidë.

Gjelbrim Taipi dha një pasim fantastik për Bintsukanë në zonë, nga ku ky i fundit e dërgoi topin mes këmbëve të portierit. Vetëm 6 minuta lojë dhe kampionët në fuqi të “Abissnet Superiore”-s e panë veten në epërsi. Avantazhi zgjati deri në minutën e 22-të, kur Fernando shkundi rrjetën me një gol spektakolar, që padyshim do të jetë kandidat për t’u shpallur goli më i mirë i sezonit.

Egnatia pati mundësinë të merrte tre pikët ndaj Partizanit, teksa Hamiti akordoi një 11 metërsh me ndihmën e VAR-it. Duamena u gjend përballë Alban Hoxhës, i cili tregoi edhe një herë tjetër se është një mjeshtër në pritjen e penalltive. Portieri i mohoi golin Egnatias, duke nxjerrë kështu me një pikë Partizanin nga stadiumi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *