VIDEO/ Adrenalina prek kulmin te Vllaznia, Hoxhaj i jep fitoren në sekondën e fundit dhe Kukësi fiton pas 6 ndeshjeve

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e 15 të saj atje ku ka pasur edhe shumë emocione. Vllaznia ka arritur që të fitojë sërish në frymën e fundit me heroin e ri te shkodranët, Ardit Hoxhaj. Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej në rrjeta të paprekura ndaj Bylisit, futbollisti i Vllaznisë dërgoi me kokë topin në rrjetë për të nisur festën e çmendur.

Adrenalina kapi kulmin pasi bëhej fjalë për aksionin e fundit ku shkodranët ndëshkuan kundërshtarin. Nga ana tjetër Kukësi ka lënë pas ecurinë negative të 6 ndeshjeve pa fitore duke mundur në rezultatin 1-3 Apoloninë. Një ndeshje kjo e cila nuk ishte e lehtë për verilindorët pasi Apolonia bëri gjithçka për ta surprizuar, ndërsa Peposhi dhe Eze mbyllën takimin kur minutat po shkonin drejt fundit. Surpriza e vetme ishte barazimi mes Laçit dhe Skënderbeut në shifrat 1-1, ndërsa Teuta fitoi ndaj Kastriotit 0-1 vetëm falë ekzekutimit perfekt të Bregut nga goditja e dënimit. /Sport Ekspres/

Apolonia-Kukësi 1-3 Smaçi 60’/Ibrahimi p 14′, Peposhi 76, Eze 81′

Bylis-Vllaznia 0-1 Hoxhaj 94′

Kastrioti-Teuta 0-1 Bregu 72′

Laçi-Skënderbeu 1-1 Nuabueze 50’p /Meksi 42′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *