Kishte mundësinë të priste 4 Kombëtare, Selahi: Zgjodha Shqipërinë pasi ka lojtarë nga Atalanta e Napoli

Pasi kishte dalë nga planet e trajnerit të ri te Twente, Lindon Selahi bëri zgjedhjen për karrierën e tij duke pranuar ofertën e Willem II. Mesfushori shqiptar zgjodhi që të vazhdojë sërish në elitën e futbollit holandez, ndërsa në sezonin e shkuar ishte një prej lojtarëve më të mirë në pozicionin e tij. Në një intervistë të fundit Selahi ka treguar më tepër edhe sa i përket zgjedhjes së Kombëtares. Në momentin që do të thuhej fjala e fundit, mesfushori kishte mundësinë që të priste Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Shqipërinë.

Kuqezinjtë e kanë bindur më tepër Selahin që pranoi të vishej kuqezi. Por përse erdhi kjo zgjedhje? Gjithçka lidhet me cilësitë në Kombëtare dhe njëkohësisht minutat e premtuara.  “Shqipëria ka një ekip të fortë me lojtarë nga Atalanta dhe Napoli ndër të tjerët. Kemi shkuar edhe në kampionatin europian të Francës. Kisha mundësinë për të luajtur dhe kjo është arsyeja që kam zgjedhur Shqipërinë”, tha Selahi. Më pas Selahi kujton edhe të shkuarën e tij, atje ku tregon edhe një sekret pasi në merkaton e dimrit gjatë sezonit të shkuar mund të ishte pjesë e Bundesligës me Dusseldorfin.

“Të gjithë të brezit tim u larguan nga Standardi pasi nuk i ofruan askujt kontratë. Unë kam vazhduar duke nënshkruar kontratën e parë profesionale. Dimrin e kaluar kisha një kontratë me Fortuna Dusseldorf. E vërtetë që fitohet një pagë e lartë në Bundesliga, por është anuluar vetëm në fund. Megjithatë kam luajtur te Twente dhe nuk më interesonte shumë. Jam një lojtar që gjithmonë ngrihet në këmbë, nuk dorëzohet, që është agresiv, që mund të shënoj dhe jap asist”, u shpreh Selahi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online