VIDEO/ Abdurahimi tund rrjetën me Bravo-n, në 3 ndeshje aqsa 13 ndeshje te Partizani

Besart Abdurahimi ka gjetur golin në ndeshjen e sotme që ekipi i tij luajti ndaj Muras në kampionatin slloven. Skuadra e Bravo-s, ku aktivizohet sulmuesi, ka barazuar me rezultatin 3-3 dhe aktualisht mban vendin e 6-të në tabelën e renditjes.

Ish-lojtari i Partizanit ka shënuar në minutën e 49, duke i dhënë epërsinë për të parën herë ekipit të tij gjatë kësaj ndeshje, duke e çuar rezultatin në përkohësisht në 2-1. Megjithatë në këtë realizim u ndihmua edhe nga devijimi i lojtarit kundërshtar, ndërsa ende nuk dihet saktësisht nëse Federata Sllovene e Futbollit do e konsideroj si gol apo autogol.

Ndërkohë nëse do të jepet si realizim i Abdurahimit me klubin e Bravos, atëherë sulmuesi ka arritur që në vetëm 3 ndeshje të dërgojë topin në rrjetë, po aq sa ka shënuar për 13 ndeshje me të kuqtë e Partizanit, 2 herë. Kjo pasi shënoi edhe në debutim, vetëm para dy ndeshjesh, në atë fitore me rezultatin 1-4 ndaj Rudarit. /Sport Ekspres/