Liga e Dytë turke duket sikur është habitati i Kristal Abazajt. Ish-lojtari i Kukësit vijon shkëlqimin nga ndeshja në ndeshje. Te skuadra e Istanbulsporit ka marrë një peshë të madhe në formacion, duke ndihmuar ekipin me gola apo asiste.
Një tjetër paraqitje për t’u duartrokitur ka qenë edhe ajo e sotmja kundër Keçiorenguçu. Sulmuesi shqiptar ka qenë më i miri në fushën e lojës, ku ka arritur të kthehet edhe protagonist sa i përket rezultatit përfundimtar të takimit.
Në momentin kur kundërshtarët ishin duke udhëhequr takimit, Abazaj ndalet vetëm me faull në zonë. Një penallti e fituar nga lojtari shqiptar, që me pas konvertohet në gol nga Ergun në minutën e 77 të ndeshjes, duke bërë që rezultati final të mbyllej në shifrat 1-1. Kjo pikë e fituar sot në transfertë e mban Istanbulsporin në krye të renditjes me pikë të barabarta me Tuzlaspor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/PttChampionship/status/1322873681853427712