VIDEO/ “A më njeh Neymar mua?”! Pyetja e pakuptueshme e yllit botëror, futet mes turpit dhe modestisë në dhomën e zhveshjes të Brazilit

Son tregoi se sa i turpshëm dhe modest është kur hyn në dhomat e zhveshjes të Brazilit. Pavarësisht se është futbollist i mirë dhe i nivelit të lartë, Son duket po aq “i turpshëm” dhe modest. Këtë e tregon edhe skena e krijuar pak ditë më parë.

Prej kohësh është një histori e njohur që një futbollist i madh nga Koreja e Jugut, pavarësisht se ka një pasuri të madhe, jeton ende me prindërit e tij dhe nuk ka ndërmend të martohet derisa të përfundojë karrierën e tij. Ai është gjithmonë miqësor në fushë dhe nuk është aspak i prirur për incidente. Dhe kur kryen një faull, përpiqet t’i kërkojë falje kundërshtarit të tij.

Edhe pse prej vitesh është në majat e botës, Son ende mendon se nuk është një yll botëror, siç e tregon edhe skena e disa ditëve më parë. Gjithçka ndodhi pas ndeshjes miqësore mes Koresë së Veriut dhe Brazilit kur Son u nis për të shkëmbyer fanellën me Neymar. Detajet i ka treguar bashkëlojtari i tij nga Tottenham, Emerson Royal.

“Para se të hynte në dhomat e zhveshjes, Son më pyeti nëse Neymar e njihte, unë i thashë sigurisht që e njihte, ai të admiron po aq sa ti e admiron atë”, tha Emerson. Pas kësaj, Son ka hyrë me turp në dhomën e zhveshjes plot me yje brazilianë me një fanellë në dorë dhe ka ndërruar fanellën me Neymar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *