Safet Gjici ka inspektuar punimet që po bëhen në stadiumin e ri të “Zeqir Ymerit”. Presidenti i nderit të Kukësit ka folur edhe sa i përket ecurisë në këtë sezon të ri dhe njëkohësisht pritshmërive për skuadrën. Ashtu siç e kemi parë dhe më herët, Gjici nuk negocion për tjetër objektiv përveç titullit kampion.
Ndërkohë Gjici ka pyetur edhe personat që kanë përsipër mbylljen e punimeve në këtë stadium: “A do ti mbyllni punimet ju brenda këtij muaji? Duhet të mbyllen brenda këtij muaji të gjitha. Kam folur edhe me Dukën, duhet të jetë gati gjithçka dhe në 15 tetor do inauguroj stadiumin”, ka thënë Gjici. Nga ana tjetër inxhinierët përgjegjës e kanë garantuar për afatin e dhënë në rast se nuk do të ketë ndryshime të tjera të ideve në strukturë. /Sport Ekspres/