VIDEO/ 8 vite më parë i rrëmbeu trofeun me golin në minutën e 113, dje lojtari gjerman festonte me djalin triumfin e Mesit

Ndër mbështetësit e shumtë të Leo Mesit mbrëmjen e djeshme ishte edhe Mario Gëtce. Futbollisti gjerman ka çuditur tifozët me videon e shpërndarë, ku së bashku me djalin e tij feston për triumfin e Argjentinës. 8 vite më parë, Argjentina dhe Gjermania u përballën në finalen e Kupës së Botës që zhvillohej në Brazil, e cila u vendos pikërisht nga Gëtce.

Ish-futbollisti i Borusias së Dortmundit tundi rrjetën në minutën e 113 të ndeshjes, duke i rrëmbyer kështu trofeun aq shumë të dëshiruar Lionel Mesit. Por kohët kanë ndryshuar dhe sot, 8 vite më pas, Gëtce sheh nga televizori suksesin e 7 herë fituesit të Topit të Artë dhe feston i lumtur si të ishte një tifoz i tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *