Seria A ka nisur me një spektakël në ditën e sotme, teksa Sasuolo dhe Interi e kanë mbyllur takimin me 7 gola. Një ndeshje që u duk kaq e lehtë për zikaltërit, por që nuk përfundoi e tillë. Me dy penallti të kthyera në gol nga Interi, në portën e Sasuolos mund të shënohej më lehtë.
Por në minutën e 75 nisi edhe drithërima e vendasve, që në pak minuta arritën të shënonin dy gola dhe të hapnin gjithçka. Interi u kthye i gjithi në mbrojtje për të marrë ato tre pikë që duhej t’i kishte kontrolluar edhe më i qetë.
Ndërkohë një episod i rrallë ka ndodhur në këtë takim, teksa një parashutist ka ndaluar në mesin e fushës së blertë gjatë minutave të fundit të pjesës së parë. /Sport Ekspres/
L'invasione del #paracadutista in #SassuoloInter pic.twitter.com/F7jDLNIU9p
— Hari Seldon (@HariChannel) October 20, 2019