16 vite pritje morën fund për skaudrën e Leeds, që tani rithehet sërish në elitë ne futbollit anglez. Skaudra rezultoi një surprizë e bukur në Championship, por duke parë ndeshjen e parë në Premier League duket se surpriza do të vazhdojë gjatë. Një përballje tërësisht e çmendur ka qenë ajo mes Leed dhe Liverpool, që ka ndezur emocione të mëdha te tifozët e të dyja skuadrave.
Plot 7 gola janë shënuar në këtë takim, që në fund u mbyll me shifrat 4-3 për “te reds”. Një fitore e cila nuk ishte aspak e lehtë për djemtë e Jurgen Klopp. “I çmenduri“ Bielsa ka bërë me zemër kampionët në fuqi të Premier League, teksa u desh një penallti 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt që Liverpool të rrëmbete 3 pikët në “Anfield“.
Leeds ka barazuar 3 herë rezultatin mbrëmjen e sotme, duke mos i lënë shumë kohë kundërshtarëve për të shijuar avantazhin. Megjithatë goli në minutat e fundit nga Salah bëri që koha të punonte në krah të Liverpool dhe nuk premtonte më gjatë për një gol nga të sapongjiturit në elitë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Leeds Equalised for the 3rd time !
What a match #LIVLEEhttps://t.co/zyzRyVNM7S
— Sports Freak (@OfficialSfreak) September 12, 2020
https://twitter.com/TotalOdegaard/status/1304830987399041024
Salah with a stunner.? https://t.co/IJaUhXyIy8
— DB (@Kloppholic) September 12, 2020