VIDEO/ 6 gola shënohen te derbi Zyrih-Basel dhe 4 i realizojnë shqiptarët, Taulant Xhaka dhuron 2 asiste

Skuadra e Bazelit ka fituar me rezultatin 4-2 ndaj Zyrihut, ndeshje e vlefshme për javën e 6-të të Superligës së Zvicrës. 4 gola në këtë takim u shënuan nga futbollistët me origjinë shqiptare. Në minutën e 23-të Andi Zeqiri shënoi golin e parë të takimit për Bazelin, por vetëm 10 minuta më vonë Mirlind Kryeziu i Zyrih barazoi gjithçka në 1-1. Pjesa e parë përfundoi në baraspeshë të plotë.

Në pjesën e dytë u shënuan 4 gola, të cilqt vulosën fatin e takimit. Zeqiri shënoi dopietë ndërsa gjithashtu dhe Blerim Xhëmali shënoi golin e 4-2 . Taulant Xhaka asistoi në 2 raste për gol, duke kurorëzuar një ndeshje me atmosferë kuqezi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *