VIDEO/ 500 milionë euro investim dhe çati e lëvizshme, Reali prezanton “Santiago Bernabeun” e së ardhmes

Reali i Madridit është një nga klubet më të mëdha në botë dhe të tillë meriton të ketë edhe stadiumin e vetë. Megjithëse arkat e shumë ekipeve të futbollit janë lëkundur ndjeshëm prej krizës së ardhur ngapandemia Covid-19, Reali duket se nuk po shqetëohet aq shumë për këtë. Nga planet e përfolura të merkatos që kapin shifra vërtet të larta, tani vjen edhe projekti për stadiumin e ri.

Mitiku “Santiago Bernabeu” do i nënshtrohet rinovimeve, të cilat pritet të përfundojnë në vitin 2022. Plot 500 milionë euro janë vënë në dispozicion për të shndërruar atë që prej vitesh është “shtëpia” e galaktikëve. Numri i ulëseve nuk do të preket, por do të ketë më tepër suita private. Gjithashtu një ekran gjigant 360 gradë do të vendoset në stadium, që do të jetë edhe një nga më të lartët në botë, teksa shkon në 60 metra lartësi. Por risia më e madhe qendron te çatia e “Santiago Bernabeut”, e cila do të jetë e lëvizshme. Kështu Reali i Madridit do të luajën në një stadium ku çatia e tij mund të hapet e të mbyllet sipas nevojave të ndeshjes dhe kjo për një kohë prej 15 minutash./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online