Young Boys dhe Sion ka dhuruar një spektakël të vërtetë në ditën e sotme, në përballjen që ka përfunduar me rezultatin 3-2. Miqtë do të surprizonin duke kaluar të parët në avantazh, por menjëherë do të vinte edhe përmbysja nga kampionët e Zvicrës.
Në pjesën e dytë do të ishte krosimi i bukur i Ermir Lenjanit që solli edhe golin e dytë, atë të barazimit. Lojtari i Kombëtares i dha një top në mënyrë të mrekullueshme Ndoye, me këtë të fundit që kishte gjithë fuqinë e duhur për ta dërguar në rrjetë.
Gjithsesi Young Boys do të shënonte golin e fitores në minutën e 56 me Fasnaccht, duke iu bashkuar Bazelit në kryesim në renditjen provizore. /Sport Ekspres/