VIDEO/ 4 lojtarë të Rangers kundër 1 mbrojtës të Celtic! Nedim Bajrami shpërdoroi rastin e artë në finale, tifozët shfryjnë ndaj shqiptarit

Derbi mes Celtic dhe Rangers është padyshim një prej atyre më të flaktëve dhe që tërheq jo pak audiencë në saj të spektaklit që ofron, por edhe lojës së vërtetë burrërore. Në ditën e djeshme kjo përballje ishte e vlefshme për finalen e Kupës së Skocisë. Pasi e dërgoi në finale Rangersin, Nedim Bajrami e kaloi këtë skuadër në avantazh në fundin e pjesës së parë. Por kjo nuk mjaftoi që Bajrami të fitonte duartrokitjen e tifozëve dhe as që Rangers të merrte trofeun me vete në shtëpi.

Pasi ndeshja përfundoi 3-3, Celtic arriti të fitonte duke u treguar më i saktë nga 11 metrat. Nga krahu tjetër, Nedim Bajrami ka marrë jo pak kritikat e tifozëve. Në një moment gjatë pjesës së dytë kur rezultati ishte ende 0-1 në favor të Rangers, kjo skuadër kishte mundësinë e artë për të shënuar golin e dytë. Në një kundërsulm ku ndodheshin 4 lojtarë të Rangers dhe vetëm 1 mbrojtës i Celtic, me këmbët e lodhura, Bajrami që kishte topin në zotërim ka bërë zgjidhjen më të lehtë të mundshme dhe që ishte tërësisht e kuptueshme për mbrojtësin e Celtic. Ai rrëshkiti para kohe duke e llogaritur fare qartë pasimin e Bajramit, ndërsa Nedimi shpërdoroi kështu një mundësi të artë shënimi për golin e dytë. Duke parë rivalitetin e madh dhe rëndësinë e ndeshjes, kjo ka bërë që tifozët e Rangers të zemërohen me mesfushorin shqiptar. /Sport Ekspres/