Një rast i rallë ka ndodhur në ndeshjen e femrave mes Amerikës dhe Zelandës së Re. Jo pak, por tre autogola janë realizuar në vetëm 36 minutat e para të takimit, për më tepër, të tre nga e njëjta lojtare. Moore e ka ekzagjeruar me gabimet e saj duke dërguar topin tre herë në rrjetën e portës që duhej ta mbronte, duke e mbyllur pjesën e parë në shifrat 3-0.
Trajneri Andonovski ka ndërhyrë menjëherë për ta nxjerrë nga fusha në minutën e 40, për të mos e përkeqësuar më tepër situatën. Në pjesën e dytë, janë realizuar dhe dy gola të tjerë për të mbyllur ndeshjen në 5-0. /Sport Ekspres/
Not great ?
New Zealand’s Meikayla Moore has a hat trick against the US…of own goals. ?
(via @USWNT) pic.twitter.com/ssB8G5dhyE
— OddsChecker (@OddsCheckerUS) February 20, 2022