Vedat Muriqi ka arritur të fitojë besim të madh te vetja dhe për mënyrën sesi po trajtohet te Fenerbaçe. Këta të fundit po i besojnë sulmuesit shqiptar edhe penalltitë e fituara. Pikërisht kjo ndodhi në ndeshjen që është duke u zhvilluar mes Fenerbaçes dhe Kasimpasas, që është në shifrat 2-1.
Në minutën e 6 të takimit do të ishte Vedat Muriqi që gjeti avantazhin. Pavarësisht se portieri do t’ia gjente krahun nga pika e bardhë e penalltisë, kjo nuk mjaftoi, pasi goditja ishte e fortë. Në minutën e 38 do vinte barazimi i rezultatit nga Kasimpasa, ndërsa në të 44-tën akordohet një tjetër penallti për vendasit. Muriqi godet në të njëjtën mënyrë duke e nxjerr portierin kundërshtar jashtë loje.
Pas këtyre realizimeve, Muriqi arrin të kuotën e 7 golave të shënuara, ndërsa dy kryesuesit në Turqi me më shumë gola e kanë tundur rrjetën 9 herë deri tani. /Sport Ekspres/