VIDEO/ 2 asist kundër Liverpulit në 13 minuta, sulmuesi shqiptar po shpërthen ndaj anglezëve

Salzburgu është duke zhvilluar një përballje miqësore ndaj Liverpulit ndërsa jemi në mesin e pjesës së parë dhe takimi ndodhet në shifrat 2-0. Takimi do të zhbllokohej menjëherë me nisjen e tij, ndërsa u luajt dy herë i njëjti referen. Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha arrin që të kombinojë bukur me shokun e tij të skuadrës Patson Daka për të dërguar topin në rrjetë.

Fillimisht  duke përfituar nga një gabim në mbrojtje të Liverpulit, Berisha ka shërbyer menjëherë për sulmuesin 21-vjeçar që arriti të gjejë golin e parë. Thuajse e njëjta situatë ndodhi edhe 10 minuta më vonë, në të 13, për t’i dërguar shifrat në 2-0. Një performancë e jashtëzakonshme e Mërgim Berishës deri tani, i cili është gjendur së fundmi në listën e Gjermanisë U-21 për ndeshjet e shtatorit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online