VIDEO/ 13 fitore radhazi për Interin, zikaltrit mposhtin Bolonjën dhe marshojnë me hap kampioni në Serinë A

Interi vijon të ruajë serinë fantastike të fitoreve këtë sezon. Mbrëmjen e sotme zikaltrit kanë dalë nga stadiumi fitimtarë për të 13-n ndeshje radhazi. Skuadra e Inzagit ka mposhtur Bolonjën me rezultatin minimal 1-0.

Bolonja dominoi ndeshjen, por Interit i mjaftoi një gol nga Biseku në minutën e 37 për të siguruar tre pikët. Tashmë zikaltrit prijnë Serinë A me 18 pikë diferencë nga Juventusi i vendit të dytë. Interi marshon me hap kampioni në Serinë A dhe titulli kampion duket thjesht një çështje kohe për t’u arritur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online